Partizim i gjykatave dhe prokurorisë, na sjellë në një situatë të këtillë që asnjëherë nuk keni epilog të një procesi gjyqësor, kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, funksionari i lartë i ASH-së, Arben Taravari derisa komentoi qëndrimin e Prokurorisë për lirimin e Sasho Mijallkovit, për të cilin tha se është i sigurt që do mbrohet në liri.
Taravari madje nuk përjashtoi mundësin që Mijallkovi edhe të amnistohet.
“Natyrisht prej këtij pushteti as që pritet diçka ndryshe. Ju e dini MIjallkovi u lëshua njëherë, shkoi, pastaj nuk e di prej nga e shtrënguan kryeministrin Zaev që ta thërras që të kthehet, e pat se si u kthye, i thirrën kamerat, as i lidhur e as i burgosur u paraqit para gjykatës pas dy ditëve, në ndërkohë që askush nuk e dinte se ku është. Dhe natyrisht gjykatat janë kështu si janë si pasoj e diskreditimit dhe degjenerimit të sistemit gjyqësor këto 20-30 vitet e fundit. Dhe këtë situatë, gjykata dhe prokuroria nuk janë si pasoj e problemeve që janë një vjet-dy vjet, kjo është partizim i gjykatave dhe prokurorisë, na sjellë në një situatë të këtillë që asnjëherë nuk keni epilog të një procesi gjyqësor”.
“Dhe unë jam më se i sigurt se edhe me Mijallkovin kurdo kurdo, ju garantoj se do mbrohet prej lirie, më tutje mund që edhe të amnistohet. Kështu që unë nuk e di që një kriminel i pushtetit që këto 4-5 vjet është burgosur apo dënuar prej këtij sistemi të prokurorisë dhe gjykatës”, deklaroi Arben Taravari, funksionar i lartë i ASH-së./Telegrafi/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...