Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të tentoj t’u ulë në një tavolinë partitë parlamentare dhe të sigurojë zgjidhje politike me konsenzus për afatin e kryetarëve të komunave, i cili skadon më 15 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së hënë kryetari i Kuvendit, ka caktuar koordinim mes përfaqësuesve të partive parlamentare për zgjedhjet lokale.
Nëse shefat e partive mirren vedh rreth datës së zgjedhjeve lokale, të njëjtën ditë mund të mbahet seancë për ndryshime të ligjeve për vazhdimin e afatit të kryetarëve të komunave.
Për momentin është e paqartë nëse OBRM-PDUKM-ja do të merr pjesë në këtë takim ose tjetër të caktuar nga Talat Xhaferi, për të cilin thonë se është jolegjitim dhe kërkojnë nga LSDM-ja të nënshkruajnë zgjedhje të shpejta lokale së bashku me ato parlamentare/Arbresh.info/
Nait Hasani rrëfen tmerrin në Burgun e Dubravës: Më vrau shp...
Izraeli miraton ligjin që dënon me vdekje palestinezët e dën...
Ylli ndanë rrugët me trajnerin Paco Olmos
Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimi...
Moti nesër i vranët dhe me riga shiu
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...