32 vjeçari R.R. nga Karolina e Veriut – SHBA me qëndrim të përkohshëm në Shkup dje rreth orës 19 e 10 minuta në Stacionin policor Qendër ka denoncuar se rreth orës 16 e 45 minuta nga sheshi “Skënderbeu” ka hipur në veturë duke i thënë shoferit që ta dërgojë deri tek një hotel në Shkup.
Taksimetri ka treguar shumën prej 110 denarë, por ai ka kërkuar që për shërbimin e njëjtë t’i paguhet 400 denarë. Pasi që R.R. ka thënë se jeton në Shkup dhe i di çmimet e transportit me taksi, shoferi ka filluar ta ofendojë dhe nuk e ka lejuar të dalë nga vetura.
Për shkak të komunikacionit të dendur, shtetasi amerikan ka shfrytëzuar çastin e ndaljes duke kërcyer nga vetura./telegrafi
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...