Kanë vazhduar edhe sot protestat e taksistëve të cilët kërkojnë leje për të qëndruar në vendparkimin e deritanishëm në Bit Pazar.
Taksistët thonë se nuk ka mjaftueshëm lëvizje në vendin e ri për parkim që u është caktuar nga ana e komunës.
Ata shprehin revoltën e tyre nëpërmjet bllokimit të udhëkryqit pranë Qendrës tregtare “Mavrovasja”. Nga Qyteti i Shkupit një ditë më parë njoftuan se nuk do t’i pranojnë kërkesat duke theksuar se problemi shumëvjeçar është zgjidhur me ndërtimin e pikës së re të parkimit për taksi. Krerët e qytetit u bënë thirrje taksistëve të respektojnë vendimin dhe të mos shkaktojnë kaos në komunikacion. /alsat-m
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashk...
Kosova dhe Hungaria diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit...
Marseille nuk heq dorë nga Edon Zhegrova, futbollisti dardan...
Vazhdon shkëlqimi i “Makazzes”, Na’Vi e nis me fitore Blasti...
Zbatimi i Ligjit për Automjete dhe të Huaj, Sveçla mbledh zy...