Sot u zhvillua një takim midis liderëve të partive të BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së, Ali Ahmetit dhe Hrisijan Mickoski.
Të dy liderë po mundohen që të krijojnë shumicën e nevojshme parlamentare për një mandat dhe një qeveri të re.
Takimi midis Mickoski dhe Ali Ahmeti, siç informohet nga qarqet e partive, zgjati më shumë se një orë, ndërsa është zhvilluar në Kuvendin e Maqedonisë. Tema ka qenë formimi i një koalicioni që do të formojë qeverinë e re.
Pasi Dimitar Apasiev, udhëheqësi i së “Majtës”, njoftoi publikisht se dy deputetët e asaj partie do të mbështesin OBRM-PDUKM-në për përbërjen e një qeverie të re, megjithëse nuk do të kërkojnë pjesëmarrje në të, Mickoski sot u takua me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.
Nëse Mickoski siguron mbështetje nga e Majta dhe BDI, OBRM-PDUKM do të ketë 61 deputetët e nevojshëm me mbështetjen e tyre, të mjaftueshme për një mandat dhe një qeveri të re./Telegrafi/
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...