Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, arriti të zhvillon një takim bilateral edhe me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.
Këto takime kryeministri Zaev i zhvillon në Poznan të Polonisë, aty ku po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.
Të dy kryeministrat në takim shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, me shpresë se miqësia në të ardhmen do të thellohet, posaçërisht në bashkëpunimin ekonomik, duke u ndalur te interesimi i kompanive britanike për investime në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministrat u ndalën edhe te bashkëpunimi brenda ombrellës së NATO-s, duke treguar kryeministrja Theresa May se janë drejt finalizimit të procedurave për të ratifikuar Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton portalb.mk.
Siç informon kabineti i kryeministrit Zaev, Theresa May shpreson se data për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE do të jepet në tetor.
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...