Sot dhe nesër një përfaqësi e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA), si dhe biznesmenë të suksesshëm në vend, do të organizojnë takime të nivelit të lartë në Maqedoni.
Gjatë dy ditëve të qëndrimit, drejtuesit e DIHA-s do të kenë mundësi të njihen nga afër me mundësitë e bashkëpunimit që mund të krijohen mes sipërmarrjes së tre vendeve: Gjermanisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Përfaqësuesit nga Shqipëria do të priten në takim nga Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, por edhe nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Takime do të realizohen edhe me sektorin ekonomik në Maqedoni.
Politikat lehtësuese që zbaton aktualisht Qeveria e Maqedonisë në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit mund të shërbejnë si një model, për të nxitur krijimin e një zone të përbashkët ekonomike rajonale. Një qasje që është mbështetur së fundmi edhe nga Qeveria Shqiptare.
Gjatë vizitës dy ditore pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të zhvillojnë më shumë rrjetin e tyre, si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për zgjerimin e investimeve.
Në Maqedoni, po zbatohen modelet për thithjen e Investimeve të Huaja Direkte, siç janë Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale. Maqedonia ka shtatë zona prioritare për investime ku kanë ngritur aktivitetet e tyre kompani europiane, por edhe amerikane./Telegrafi/
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...