Kryeministri Zoran Zaev, tha se vendosja e grafës etnike në letërnjoftime është bllokuar në Kuvend dhe vështirë të gjendet zgjidhje. Mes tjerash shtoi se këto ndryshime ligjore janë në kundërshtim me praktikat evropiane dhe të njëjtat nuk mund të implementohen edhe në shtetin tonë.
“Ne e dhamë mbështetjen tonë në periudhën kur bëheshin ndryshimet kushtetuese. Qartë e shprehëm qëndrimin tonë se ne nuk kemi problem për çështje të tilla. Por Evropa, qartë e tha se përkatësia etnike në letërnjoftime nuk është praktikë evropiane. Bashkimi Evropian na dërgoj mesazhin e qartë se nuk duhet të zbatojmë një praktikë të tillë sepse nuk ekziston në BE dhe mendoj se duhet të gjejmë zgjidhje.Edhe sot publikisht jap mbështetje Lëvizjes Besa si propozues e kësaj dhe qëndroj mbrapa, por definitivisht është e pamundur të gjendet zgjidhje në Kuvend”, tha Zaev.
Zaev nesër do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ku do të diskutojnë për këtë temë dhe tema të tjera.
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës