Kryeministri Zoran Zaev është mysafir i takimit trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Ohër.
Në takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Agjenda parasheh që në Ohër të mbahet mbledhje që krahas tre liderëve në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekuliq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas takimit vijon sesioni plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, siç janë BERZH, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Investim. Pas mbledhjeve të punës është paralajmëruar edhe konferencë për shtyp të liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...