Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në Shkup realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jern Jelstad, në të cilin u bë fjalë për anëtarësimin e vendit në NATO, procesin e eurointegrimit, bashkëpunimin rajonal, Marrëveshjen e Prespës, avancimi që e realizoi vendi në 2,5 vitet e fundit, zbatimin e reformave, si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 12 prill.
Zaev në takim u falënderua për mbështetjen e gjithanshme që Mbretëria e Bashkuar ia jep vendit tonë, duke theksuar se Norvegjia, pas SHBA-së është partneri ynë më i madh strategjik në integrimin në NATO dhe shembull të cilin synojmë ta arrijmë.
Në 2,5 vitet e fundit kemi sjell vendime të guximshme, kemi shënuar histori me qëllim që t’i realizojmë qëllimet strategjike të vendit për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, theksoi kryetari Zaev, duke shtuar se për një periudhë shumë të shkurtër kemi shënuar avancim dhe presim që BE-ja në mars, ta korrigjojë gabimin e vet historik dhe të na japë datë për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim.
Zaev e njoftoi Jelstad se me koalicionin parazgjedhor me lëvizjen BESA për herë të parë në historinë e vendit është formuar koalicion parazgjedhor multietnik dhe se në listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme do të ketë përfaqësim të barabartë 50:05 të burrave dhe të grave.
Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull në rajon, theksoi ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në shtet Jern Jelstad, duke shtuar se këtu zbatohen masa dhe reforma të cilat kanë siguruar prosperitet dhe rritje të vendeve skandinave, që para Bashkimit Evropian, siç janë bashkëpunimi rajonal, transparenca, liria e mediumeve, rritja e ekonomisë me përfshirje të madhe të grave në tregun e punës, investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Zoran Zaev dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në vend, Jern Jelstad theksuan se marrëdhëniet e mira dhe miqësore bilaterale do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve norvegjeze në vend.
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...