Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se “buxheti i vitit 2019 është njësoj si në 4 vitet paraardhës, nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset”.
“FMN ka llogaritur se taksat zënë 1/3 e të ardhurave për shqiptarët. Që do të thotë se 1 në 3 lekë që fiton, çdo shqiptar ia jep qeverisë, e cila ka dështuar t’i kthejë ato në shërbime më të mira dhe infrastrukturë më të mirë. Le të themi disa të vërteta që ky buxhet nuk u jep zgjidhje. FMN na rendit të fundit në Europë për të ardhurat në familje. Sot të ardhurat e familjeve shqiptare shkojnë për: tarifën e rritur të energjisë elektrike me 24%, tarifën e rritur të arsimit të lartë me 30%, tekstet e rritura shkollore me 7% dhe çmimin më të lartë të karburantit në rajon me 60%. A ka parashikuar qeveria rritje të ardhurash për familjet shqiptare të paktën për të përballuar çmimet, taksat dhe tarifat e rritura po nga kjo qeveri? Përgjigjja është JO”, shtoi Tabaku. /Top Channel/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...