
AppleMark
Policia në Mal të Zi konfirmoi se personi që ka hedhur një granatë dore në kompleksin a ambasadës amerikane në Podgoricë, më 22 shkurt, ka lënë prapa një “shënim për vetëvrasje”.
Një burim i policisë, i cili ka folur në kushte anonimiteti për Radion Evropa e Lirë, tha se shënimi i Dalibor Jaukoviqit ka qenë gjashtë faqe i gjatë.
Jaukoviq, i lindur në Serbi, ka qenë pjesëtar i forcave të armatosura jugosllave në vitet 1990.
Ai ka hedhur një granatë M75, prodhim jugosllav, në kompleksin e ambasadës, përpara se të shpërthente pajisjen e dytë që e ka vrarë atë, shkruan rel.
Në këto dy shpërthime nuk ka pësuar askush tjetër.
Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Jaukoviq ka qenë kundër anëtarësisë së Malit të Zi në NATO, si dhe kundër udhëheqësve pro-perëndimorë në Mal të Zi./REL
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...