Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, konfirmoi se një efektiv policie është vrarë dhe një tjetër është plagosur në sulmin terrorist ndaj një rajoni policie në provincën Mersin.
Pas sulmit në qarkun Mezitli, policia ndërmori masa të rrepta sigurie në vendin e ngjarjes.
Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë shihen se si dy terroriste sulmojnë rajonin e policisë me pushkë.
Terroristet femra të cilat u plagosën nga shkëmbimi i zjarrit, kryen vetëvrasje duke aktivizuar mjetin shpërthyes në çantat e shpinës pasi kuptuan se nuk mund të ikin.
Ministri Soylu konfirmoi se sulmi është kryer nga anëtarët e grupit terrorist PKK.
PKK është një organizatë separatiste në listat e grupeve terrorist në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40 mijë njerëz./AA/
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Sportingu e mbyll pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Bod...