Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar pas sulmin me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Kosovës, ku jetën e humbën shoferi i autobusit dhe 2 nxënës.
“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë. Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura”, ka shkruar Zaev në rrjetin social facebook.
Mbrëmjen e djeshme, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit kanë mbetur të vdekur tre persona, ndërsa një është plagosur./arbresh.info/
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...