Një sistem shumë i fortë stuhish me vetëtima dhe bubullima masive në këto çaste po qarkullon shumë afër Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pritet të përfshijë edhe kryeqendrën boshnjake.
Atmosfera është destabilizuar fuqishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, në perëndim të Serbisë si dhe ka disa sisteme të izoluara në Kroaci dhe Mal të Zi.
Përderisa në këto rajone moti është freskuar, në viset tona ende po mbretëron vapa e fortë me zagushi sidomos në Shqipëri dhe Dukagjin.
Nesër kjo masë jo stabile ajrore pritet të shtrihet edhe në Kosovë, shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë, erëra kalimthi të fuqishme dhe breshër./epokaere/
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...