Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në pres konferencën e sotme me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare tha se shpreson se Maqedonia dhe Greqia do të arrijnë në zgjidhje të pranueshme të emrit që të mund Maqedonia të merr ftesë për anëtarësim.
“Më parë kam biseduar me kryeministrin Zoran Zaev si dhe kryeministrin Aleksis Cipras dhe shpresoj se dialogu që udhëhiqet mund të sjell deri në zgjidhje të ndërsjellë të emrit që të mund të aktivizohet ftesa për anëtarësim të IRJM-së”, ka thënë Stoltenberg, transmeton Medial.mk
Lidhur me deklaratat nga Rusia për anëtarësimin eventual të Maqedonisë në NATO, Stoltenberg ka thënë se “Shkupi duhet të vendos për rrugën e saj, nëse do i bashkëngjitet NATO-s apo jo dhe se askush nuk ka të drejtë ta pengojë atë proces”.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...