“Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s. Askush nuk mund ta imagjinonte se Polonia dhe vendet baltike do të bëhen anëtare të NATO-s, pasi të rrëzohej Muri i Berlinit”, tha Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s.
Në kanalin televiziv ukrainas “1+1”, Stoltenberg foli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës në NATO, duke kujtuar se dy vite më parë Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s.
“Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s. Askush nuk mund ta imagjinonte se Polonia dhe vendet baltike do të bëhen anëtare të NATO-s, pasi të rrëzohej Muri i Berlinit”, tha Stoltenberg.
Ai tha se edhe Ukraina mund të bëhet anëtare e NATO-s.
“Të gjithë aleatët kanë vendosur që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s. Ne do të ndihmojmë për të kryer reformat e nevojshme në mënyrë që Ukraina të anëtarësohet në NATO dhe të modernizohet shoqëria”, tha Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës tha se Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s dy vite më parë, duke shtuar se, Gjatë vizitave të tij të mëparshme në Ukrainë, Stoltenberg tha se dyert e NATO-s janë të hapura për Ukrainën./AA
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...