Nga partia OBRM-PDUKM akuzojnë pushtetin se edhe pas katër muajve për përgjimet në prokurori nuk ka asgjë nga hetimet e bëra.
“Katër muaj kaluan, ndërsa nuk ka përgjegjësi as përgjigje, kush dhe pse ka përgjuar Prokurorinë Publike.
Katër muaj dhe asgjë nga hetimet e ndërmarra se për ç’ka janë përgjuar 70 prokurorët publik, dhe se ku kanë përfunduar bisedat e tyre” thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje thonë se si rikujtim, në Prokurori, vetë Ljubomir Joveski rreth 30 nëntorit, ka publikuar se janë përgjuar të gjitha hyrjet dhe daljet e bisedave telefonike në Prokurorinë Publike që nga 30 shtatori i vitit 2016.
Nga atje shtojnë se katër muaj kaluar që kur qeveria deklaroi se zgjidhje të shpejtë të rastit, por deri më tani nuk ka asgjë nga ajo./Telegrafi/
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin