Shefi i diplomacisë së Bullgarisë, Svetllan Stoev në një konferencë për media tha se Bullgaria ka investuar shumë në dialogun me Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se pret veprime konkrete nga Shkupi për zbatim të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë nga viti 2017.
Stoev, bën me dije se negociatat në nivel ekspertësh mes Shkupit dhe Sofjes po vazhdojnë, dhe se janë dorëzuar propozimet dhe tekstet e Bullgarisë. Ai njëkohësisht theksoi se deri në fund të tetorit do të ketë edhe një raund negociatash mes të dyja vendeve dhe në qoftë se arrihet marrëveshje, ajo që do të dakordohet mund të nënshkruhet nga ana e dy ministrave të Punëve të Jashtme.
Stoev, shtoi se dialogu për këtë çështje vazhdon edhe me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026