Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski në të njëjtën mënyrë si Nikolla Gruevski, janë përgatitur për tu arratisur, ka njoftuar prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Lile Stefanova. PSP ka kërkuar nga Gjykata që të ju shqiptohet masa e paraburgimit.
“Gjatë ditës së djeshme kemi marrë informacione sipas të cilave jo vetëm i dyshuari Nikolla Gruevski ili është në arrati, por për tu arratisur në mënyrë të njëjtë janë përgatitur dhe Kiril Bozhinovski si dhe Mile Janakieski”, tha Stefanova.
Mbrëmë, Këshilli Penal për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ka sjellë vendim me të cilin i ka konfirmuar propozimet e PSP-së, ndërkaq të akuzuarve u është shqiptuar dënim me burg prej 30 ditësh. Lidhur me arratinë e ish-kryeministrit Gruevski, Stefanova tha se do të kërkoj nga Gjykata që të gjykohet në mungesë, njofton Portalb.mk.
Krasniqi tregon pse erdhi deri te vendimi për protestë nesër...
Zbulohet në fund të detit qyteti i ndërtuar 140 mijë vjet më...
Rizvanolli akuza Odës Ekonomike për protestën e nesërme: Për...
Lokomotiva e Moskës heq dorë nga Daku, shkak çmimi i tij i l...
Zelensky ndërpret papritur vizitën në Gjermani
Shpërthim në burgun e Fushë Krujës, policia: Nuk ka persona ...