Të dielën në Pendik të Stambollit është përuruar parku “Adem Jashari”. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Fadil Osmani, i ftuar special nga Komuna Pendik e Stambollit.
Osmani tha se ishte ndjenjë e veçantë ta shikoje tërë atë park madhështor që mbanë emrin e heroit legjendar, Adem Jashari.
Remzi Sheker nënkryetar i komunës Pendik të Stambollit, i cili është me prejardhje shqiptare, ishte iniciator për ta pagëzuar një park modern me emrin e Adem Jasharit, raporton RajoniPress.
“Adem Jashari ishte sot i gjallë tek shqiptarët e Stambollit, sepse të gjithë shprehën emocionet e tyre në momentin kur parku u pagëzua me emrin e tij”, tha Osmani.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë