Javën që vjen do të lëshohet në përdorim qendra modulare për trajtimin e pacientëve me kovid në komunën e Gjevgjelisë.
Qendra do të bëjë pranimin e rasteve të dyshimta dhe atyre pozitiv me covid, kontrolin dhe vlerësimin e rasteve, testimin dhe testin PCR.
Me këtë rast do të mbyllen vendpranimet e tanishme ku bëhet marrja e strishos, ndërkaq do të vazhdojnë të shfrytëzohen për nevojat e spitalit, përcjell telegrafi maqedoni.
Qendra e Covid-it në Gjevgjeli ka sipërfaqe prej 400 metër katror, me hyrje të ndara për të gjithë aktivitetet që ndërlidhen me pandeminë dhe ka dhomë izolimi dhe stacion hospitalizimi për 15 pacientë.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan