Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, Oliver Spasovski, u bënë thirrje qytetarëve që me rastin e festimit të 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçev që të ruajnë qetësinë dhe siguron se nuk do të lejojnë tensionim të situatës.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve për qetësi me rastin e festës së 4 shkurtit, ditëlindjes së të madhit tonë Goce Dellçev.
Si Ministër i Punëve të Brendshme nuk do të lejoj poshtërimin e popullit maqedonas!
Institucionet janë duke punuar dhe po mblidhen informacione që do të thotë se kjo pritshmëri e qytetarëve do të realizohet.
Ne duhet të de-përshkallëzojmë situatën që politikanët, grupet dhe individët e papërgjegjshëm duan ta përkeqësojnë. Nuk do të lejojmë asnjë përshkallëzim, incident apo poshtërim të popullit dhe shtetit maqedonas nga askush
Ja cilat janë institucionet e sistemit që funksionojnë dhe që duhet të ofrojnë të gjitha pritshmëritë që kemi.
Dua t’u dërgoj një mesazh të qartë subjekteve politike dhe politikanëve, që të jenë të përgjegjshëm në këtë proces. Sepse papërgjegjshmëria nuk është e mirë për qytetarët dhe shtetin, paqja dhe stabiliteti janë përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet në njoftimin e Spasovskit./Telegrafi/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...