Kryeministri teknik, Oliver Spasovski theksoi se masat që i ka vendosur Qeveria kanë dhënë rezultate.
Ai thotë se numrat tregojnë se strategjia është e mirë dhe kjo shihet te numri i vogël i të infektuarve që janë të moshuar. Zbutja e masave, sipas Spasovskit, është rritja e përgjegjësisë së qytetarëve. Prej nesër të gjithë qytetarët në markete, në banka apo në hapësira të hapura si tregjet e gjelbërta duhet të mbajnë pajisje mbrojtëse, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Vendosëm disa rregulla dhe vendime për përforcim të masave të lehta, por edhe lehtësim të masave të rrepta. Në këtë mënyrë, kufizimet do të zvogëlohen dhe kujdesi do të rritet. Masat dhanë efekt dhe numrat tregojnë se strategjia është e mirë”, tha Spasvoski.
Ai kërkoi që edhe më tej të vazhdohen masat për distancë sociale dhe mbajtjes së pajisjeve mbrojtëse që është e obligueshme në hapësira të mbyllura por në disa raste edhe në hapësira të hapura.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...