Bashkësia Fetare Islame duhet të rishqyrtojë vendimin e saj për hapjen e objekteve fetare, gjithashtu edhe KOM të sillet seriozisht, bën thirrje kryeministrit Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lidhur me hapjen e xhamive, pra miratimin e vendimit të BFI-së, unë u shpreha qëndrimit tim të gjitha bashkësive fetare që ata të respektojnë vendimet e marra nga Qeveria dhe nuk ka asnjë organizatë qoftë fetare, politike apo individuale që nuk ka nevojë të respektojë vendimet.
Për shkak se këto vendime nuk janë për arsye politike, këto janë vendime që nënkuptojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Unë i nxis ata që të rishqyrtojnë vendimin e tyre në drejtim të hapjes së objekteve fetare, por gjithashtu theksoj që edhe KOM duhet të sillet seriozisht sepse ka bërë një seri lëshimesh në periudhën e kaluar”, tha Oliver Spasovski.
Spasovski në Ditën e Evropës 9 majin falënderoi BE-në për ndihmën e dhënë.
“Falënderim për ndihmën që morëm nga BE-ja, ne zgjodhëm të ardhmen evropiane, hapërojmë drejtë qëllimeve tona që një ditë të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Jemi bërë anëtarja e 30 e NATO-s dhe këtë vit fillojmë negociatat për anëtarësim në BE”, tha Spasovski.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...