Për sot është paralajmëruar një marshim protestues, që do të fillojë prej te Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup, dhe që ka të bëjë me çështjen e emrit të Maqedonisë.
Organizatorë i këtij marshi është Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) dhe protestuesit do të kërkojnë të mos ndryshohet emri i vendit.
Para Infoqendrës së BE-së do të lexohet nota protestuese dërguar BE-së, NATO-s dhe OKB-së, për të vazhduar me marshimin deri te Kuvendi i Maqedonisë, përcjell telegrafi maqedoni.
Nga Qeveria e Maqedonisë do të kërkojnë që të ndërpritet bisedimet, të tërhiqet ligji për përdorimin e gjuhëve, shfuqizimin e marrëveshjes Zaev-Borisov, lirimin e të burgosurve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, si edhe lirimine Edmund Temelkos, kryetar i komunës Pustec në Shqipëri.
Nëse këto pika nuk do të pranohen, atëherë kërkesa e fundit e tyre do të jetë vetëshpërndarja e Kuvendit.
OBRM-PDUKM-ja opozitare nuk e mbështet protestën, por deputeti i kësaj partie politike, Antonio Milloshoski ka deklaruar se do të del në protestë.
Protesta do të mbështetet edhe nga Sollza Gërçeva, kryetare e partisë së re “Zë për Maqedoninë”./telegrafi
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës