Seri e re prej gjashtë tërmeteve në natën e kaluar sërish e tronditën rajonin e Ohrit. Më i forti me magnitudë prej 3,7 ballësh sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar sot në mëngjes në orën 7:18 minuta.
Dy minuta para këtij tërmeti është evidentuar edhe një me Magnitudë të Rihterit me 3,3 ballësh.
Katër tërmete të tjera ndodhën në orën 1:07 minuta pas mesnate me magnitudë prej 3,3 ballësh, në orën 2:52 (2 ballë), në 4:32 (3,1 ballësh) dhe në 6:54 me magnitudë prej 2,8 ballësh.
Epiqendra e të gjitha tërmeteve ka qenë në rajonin epiqendror të Ohrit.
Nga data 18 qershor e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte më 3 korrik në orën 13:18 me magnitudë prej 5 ballësh sipas Shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur edhe dëme më të vogla materiale
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A