Sot në ora 10:30 minuta, Gjykata penale duhet të bëjë publike aktgjykimin për rastin e Kumanovës.
Me kërkesë të MPB-së dhe Drejtorisë për siguri publike, Gjykata themelore Shkupi 1 shpalljen e aktgjykimit njëherë e shtyu sepse forcat policore ishin të angazhuara në mbajtjen e rendit dhe qetësisë për zgjedhjet lokale.
Për këtë proces gjyqësorë janë harxhuar rreth 3 milion euro sepse për mbajtjen e një seance janë harxhuar mbi 50 mijë euro për angazhimin e një numri të madh të forcave policore, ekipe dhe helikopter. Ky proces ka nisur në shkurt të këtij viti kur në bankën e të akuzuarve u ulën personat të cilët akuzoheshin si organizatë terroriste për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në lagjen e Trimave në Kumanovë./Indeksonline/
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë