Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në ditën e Vidovdanit ka qëndruar në Krushevac.
“Sot jam veçanërisht i lumtur që jam këtu në Krushevac, 650 vjet nga themelimi i qytetit të Llazarit. Fryma serbe është e palëkundur, e padurueshme dhe nuk tërhiqet kurrë para pushtuesve. Sot në Krushevac ju tregoni në mënyrën më të mirë se si është e mundur të ekzistosh, të mbijetosh dhe të jesh i dukshëm në të ardhmen”, shkruan Vuçiq në Facebook.
Ai shton se po e festojnë Vidovdanin si fitues, si njerëz të lirë dhe krenarë.
“Humbja dhe dorëzimi nuk janë më një mundësi për ne. Rroftë Serbia”, shkruan Vuçiqi, derisa kishte vendosur një kurorë lulesh në monumentin për heronjtë e Kosovës në Krushevac./arbresh.info/

Trump thotë se SHBA-ja duhet të rishikojë pjesëmarrjen në NA...
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...
Flick para sfidës ndaj Newcastle: Duhet ndeshje perfekte, Ya...
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...