Bullgaria do të mbështesë vendimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Kështu sot vendosi Qeveria e Bullgarisë. Megjithatë, Sofja vendosi edhe kushte që duhet të përmbushen gjatë bisedimeve.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva pas mbledhjes së Qeverisë deklaroi se Sofja është për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në paketë, për shkak se ndarja e tyre do të ishte gabim dhe mund të sjell destabilitet në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Zakharieva tha se Bullgaria që moti si kusht për Maqedoninë ka pasur marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.
“Kjo është e qartë që prej Deklaratës së vitit 1999, më pastaj me Memorandumin për mbështetjen e integrimit euroatlantik të vendit dhe më në fund me nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga kryeministrat Borissov dhe Zaev”, tha Zakharieva.
Ajo shtoi se Bullgaria do të votojë ‘për’ nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe për Tiranën në tetor të këtij viti.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçnov pas mbledhjes qeveritare deklaroi se Bullgaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por me disa kushte.
Historia nuk mund të jetë kompromis, tha Karaçnaov, duke shtuar se zgjidhja e kontesteve historike është një nga kushtet e Bullgarisë.
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...