Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë e ka vlerësuar si joadekuate videon e eurodeputetit bullgar Angell Xhambaski, për të cilën dje Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dërgoi notë proteste.
Nga MPJ e Bullgarisë thonë se mesazhet e videos së Xhambaskit, nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Bullgarisë.
“Mesazhet në video, nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Bullgarisë. Bullgaria nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve tjera”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Bullgarisë.
Ata shtojnë se videoja e Xhambaskit ka ardhur pas heshtjes tre-ditore të Qeverisë së RMV-së, në lidhje me botimet e OJQ-së sllovene “Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit”.
Ndryshe, MPJ e Maqedonisë njoftoi se për rastin e videos së Xhambaskit, do t’i njoftojë edhe institucionet në BE./Telegrafi/
Izraeli bombardon Teheranin dhe Bejrutin, Irani sulme me rak...
Policia sekuestron dy armë në Vushtrri
Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja, Senati mbështet Don...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...