Sindikata e Qendrës Klinike thotë se me të gjitha rritjet, paga neto e mjekëve specialist në klinikë arrin në 55.370 denarë dhe sipas tyre, është larg asaj që është premtuar.
Nga Sindikata thonë se motrat medicinale me arsim të mesëm paguhen 22.701 denarë neto, ndërsa ato me arsim të lartë paguhen 27.857 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Sindikata shtojnë se nuk është realizuar as premtimi për parking falas, ose 200 denarë shtesë për të punësuarit në Qendrën Klinike, e as koncepti për një qendër klinike funksionale.
Megjithatë, nga sindikata thonë se në parim janë të kënaqur me rritjen e pagave për të punësuarit në klinikë dhe institucionet tjera shëndetësore.
Ata kanë drejtuar edhe disa kërkesa, të cilat mendojnë se duhet të kyçen në programet e partive për zgjedhjet e ardhshme, në fushën e shëndetësisë./Telegrafi/
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...