Nëse Maqedonia punon në zbatimin e reformave, për pesë vite do t’i plotësonte kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thotë Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.
Sipas saj, viti 2025 është data reale për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket ndikimit të Rusisë në anëtarësimin e vendit në NATO, Kacarska thotë se me disa investime të vogla Rusia mund të ndikojë në procesin e integrimit.
Ndërsa në lidhje me skriningun dhe rrugën për në BE, Kacarska thotë se Maqedonia ka përparësi pasi këto procese i ka filluar më herët se vendet tjera të rajonit.
Lidhur me ndryshimet e ardhshme kushtetuese për emrin, Kacarska konsideron se përveç në Parlament, qeveria dhe opozita duhet të debatojnë edhe me të gjithë aktorët publik për atë se si do të duken ndryshimet në Kushtetutë./Telegrafi/
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...