Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshime dhe plotësime të pesë ligjeve të sferës së bujqësisë.
Bëhet fjalë për ligje për bujqësi dhe zhvillim rural, për gjueti, peshkatari dhe kulturë ujore, për tokë bujqësore, si edhe për material farërash për të mbjella të ndryshme.
Me këto ndryshime zyrtarizohet zbatimi i masës për bashkëfinancim të harxhimeve për blerje të naftës për mekanizëm bujqësor.
Kështu, 54 mijë ekonomi bujqësore që kanë të evidentuar hapësira bujqësore, do të përfitojnë nga nafta e lirë, që do të ndikoj në uljen e harxhimeve të prodhimeve, përcjell telegrafi maqedoni.
Ndryshim tjetër me rëndësi është shtyrja e shlyerjes së obligimeve ndaj Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), që shkaktonte problem për pagesën e subvencioneve.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...