Vlladimir Pançeski, kryetari i Gjykatës Penale nuk ka ardhur në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Shkupi 1, por në emër të tij janë paraqitur tre avokatë.
Në gjykim nuk është paraqitur as paditësi, Goran Stamenkovski, i cili e padit Pançevskin për mobing.
Gjykimi është anuluar për më 16 mars, pasi që avokatët e paditësit Stamenkovski, sot nuk kanë marrë përgjigje të shkruara ndaj padisë së avokatëve të Pançevskit, përcjell Gazeta Express.
Përndryshe, Stamenkovski e padit Pançevskin, se sipas tij, në periudhë të gjatë kohore e ka dërguar në pozita tjera të punës dhe e ka dënuar.
Përveç padisë, Stamenkovski ka paraqitur edhe dy padi penale kundër ish shefit – për maltretim në detyrën zyrtare dhe për shkelje të barazisë.
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...