Votimi në Kuvendin e Greqisë për emrin e ri të Maqedonisë, që pritej sonte të miratohet u shty për ditën e nesërme në ora 14:30.
Kjo shtyrje vjen për shkak të numrit të konsiderueshëm të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para votimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në debatin për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës, për fjalë janë paraqitur 205 nga 300 deputetë që numëron Kuvendi i Greqisë, si dhe koordinatorët e partive politike, ministrat e Qeverisë dhe kryetarët e partive politike.
Pas ratifikimit në Kuvendin grek, marrëveshja e Prespës hyn në fuqi në Maqedoni, ku edhe zyrtarisht Maqedonia ndryshon emrin e saj në Maqedonia e Veriut.
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...