Benzinat në Maqedconinë e Veriut, prej sonte në mesnatë, shtrenjtohen për dy denarë, ndërsa për një denar diseli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.
Çmimi i ri i një litër Eurosuper BS-95 do të kushtojë 64,5 denarë, ndërsa një litër Eurostar BS-98 do të shitet për 66,5 denarë. Për një litër Eurodisel (D-E V) do të paguhet 61 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 49,5 denarë.
Për 0,619 denarë rritet çmimi i mazutit M-1 NS dhe një kilogram nga ai energjens do të kushtojë 32,847 denarë.
Çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht janë rritur për 2,24 për qind, përderisa rritja e çmimeve rafinerike është 3,64 për qind.
KRRE e solli vendimin për çmimet e reja të derivateve në bazë të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në raport me dollarin gjatë dy javëve të fundit
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...