22-vjeçari shtetas i Turqisë, sot ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni në autostradën Tetovë-Gostivar.
Siç njoftojnë nga MPB, makina “Alfa Romeo” me targa të Gostivarit e drejtuar nga shtetasi turk B.O.A (20) ka dalur nga rruga dhe është përmbysur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rrugës për spitalin e Tetovës, ka ndërruar jetë bashkëudhëtari T.U (22) shtetas i Turqisë, ndërsa bashkëudhëtari tjetër Ç.M.H (20) dhe shoferi kanë marrë lëndime të rënda.
Pas ndihmës së parë të lënduarit janë dërguar për në klinikën e Shkupit “Nënë Tereza”, ndërsa në vendin e ngjarjes po kryhen hetime nga Prokuroria e Tetovës.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...