Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Tetovë deri në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit deri në ora 24:00 të datës 11 shtator, ka pranuar shtatë kandidatura për kryetar komune dhe 10 për lista të këshilltarëve.
“Kandidatë për kryetar komune kanë dorëzuar: Lëvizja Besa, PDSH, LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, lëvizja për shtet dhe drejtësi dhe Integra”, njoftojnë nga KKZ-Tetovë.
Lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit kanë dorëzuar 10 propozues, prej të cilëve 9 janë nga partitë politike dhe një nga grupi i zgjedhësve. Nga partitë ato janë: Partia demokratike e Turqve, Lëvizja Besa, VMRO-Partia Popullore, PDSH, LSDM, BDI, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe grupi i zgjedhësve që udhëhiqet nga Hamdi Sulejmani./alsat.mk/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK