Shtabi kryesor për menaxhim me kriza sot në ora 16:00 do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet Draft-plani aksional për luftën kundër pandemisë që e përgatit Qendra për Menaxhim me Kriza.
Shtabi kryesor për menaxhim me kriza mbrëmë në Qendrën për Menaxhim me Kriza mbajti mbledhje dhe pas diskutimeve bëri të ditur se është vërtetuar korniza e aktiviteteve institucionale në kontekst të miratimit të planit aksional.
Me Shtabin kryesor udhëhoqi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, ndërsa në mbledhje morën pjesë përfaqësues të subjekteve që janë pjesë e Sistemit për Menaxhim me Kriza, të emëruar sipas Ligjit për menaxhim me kriza, MPB, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Mbrojtjes, MPJ, udhëheqësi i Grupit të vlerësimit si dhe udhëheqësi i Ndihmës së Shpejtë në Shkup, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe përfaqësues të armatës, Agjencisë për Zbulim, Drejtorisë për Informacione të Klasifikuara dhe Kryqi i Kuq.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, vendimi i marrë për gjendje kriza në gjithë shtetin ka të bëjë për mbrojtjen e shëndetit publik në kushte të pandemisë./Telegrafi/
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...