Në Serbi të dielën janë mbajtur zgjedhjet komunale.
Sipas rezultateve të deritanishme, shqiptarët kanë fituar 10% në Kuvendin Komunal të Medvegjës.
Medvevegja.net raporton se të dielën shqiptarët në Medvegjë kanë fituar 10 % të votave.
“Dje në Medvegjë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale. Në këto zgjedhje, përkundër faktit të pasivizimit e fshirjes nga listar zgjedhore të shqiptarëve të Medvegjës e që sipas të dhënave janë pasivizuar mbi 4000 shqiptar, ata arritën të fitojnë 10 % të votave. Kësisoj lista shqiptare e Partisë Demokratike ka fituar 10% të votave mëson medvegja.net ndërsa SNS i presidentit Vuçic rreth 90% të votave”, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...