Shqipëri: 9 të vdekur dhe 325 të infektuar nga Covid-19

17:26 | 10 Tetor 2021
Arbresh.info

Ulet numri i të infektuar me Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë infektuar 325 qytetarë nga 2827 testime që janë kryer.

158 raste janë shënuar në Tiranë, nga 15 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, 9 në Kamëz, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Gramsh, Lushnje, Kurbin, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Skrapar, Vlorë, Krujë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Belsh, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Has, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Patos, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Memaliaj, Këlcyrë, Tepelën, Përmet, Finiq, Dibër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës.

Ministria e Shëndetësisë informon se për shkak të kësaj sëmundje kanë humbur jetën 9 persona.

Viktimat janë tre qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, dy qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, një qytetar nga Lezha 67 vjeç dhe një qytetar nga Berati 71 vjeç.

Janë 7113 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme