Shpërthim përpara godinës së policisë në Shkup

19:31 | 30 Korrik 2015
M. A.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së mërkurës, 30 minuta pas mesnate, në hapësirën për parking përpara godinës së Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.

Siç raportojnë mediat, një person i panjohur, ka aktivizuar mjetin shpërthyes nga shpërthimi i të cilit janë dëmtuar gjashtë makina dhe për fat nuk ka pasur viktima në njerëz.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë dalë ekspertët përkatës dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale