Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, konfirmon policia.
Siç raporton REL, Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale u tha gazetarëve se 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.
“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.
Ai ka konfirmuar se kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ata janë dërguar në Qendrën Klinike.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave. Policia nuk po i lejon gazetarët të afrohen në vendngjarje.

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...