Një person është lënduar nga eksplozivi që shpërtheu mbrëmë në një banesë në Daljan të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Eksplozivi ka ndodhur rreth orës 23:00, në katin e parë të një banese te rruga ‘Sateska’, e cila ka ardhur deri në shpërthimin e fuqishëm ku ka shkaktuar dëme materiale të objektit dhe veturës që ka qenë e parkuar në afërsi, si dhe shqetësim te banorët e banesës kolektive.
Pas shpërthimit, në vendngjarje ka arritur edhe ekipi i Njësitit territorial kundër zjarrit e cila e ka shuar zjarrin. Poashtu në vendngjarje ka arritur edhe policia për inspektim, e cila ka vlerësuar se bëhet fjalë për eksploziv të bombolës së prishur të gazi.
Përndryshe, i lënduari është transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, ku i janë konstatuar lëndime të lehta trupore.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku