Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19, ndërsa momentalisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka 775 raste aktive. Gjatë këtyre 24 orëve po ashtu edhe tre persona nga Shkupi humbën jetën për shkak të virusit COVID-19.
Prej komunave me më së shumti raste janë Aerodromi me 123 raste aktive dhe Komuna Qendër me 118 raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komuna e Çairit ka 56 raste aktive, Gazi Baba 88, Karposhi 99, Kisella Voda 96, Gjorçe Petrovi 55, Butelli 29, Shuto ORizare 17, Sraj 15 dhe Ilindeni 33.
Komunat me më pak raste aktive me coronavirus në Shkup janë Studeniçani, Haraçina, Sopishte 3, Çuçer Sandeva 6, Petroveci 5 dhe Zelenikova 2.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit