Dy shkupjanë kanë denoncuar dy raste të ndara të kafshimit nga qentë endacak në Shkup.
Në rastin e parë A.R (42) nga Shkupi paraqiti në polici se në orën 15:30 në rrugën “Llka Gerov”, nëna e tij 70-vjeçare është kafshuar në krahun djathtë.
Rastin e dytë e ka paraqitur R.V (58) nga Shkupi, i cili informoi policinë se në orën 16:00 duke lëvizur me motoçikletë në bulevardin “Brigada e 12-të maqedonase” është kafshuar nga qentë endacak në këmbën e djathtë.
Rastet e sulmeve nga qentë endacak ditëve të fundit në gjitha qytetet e Maqedonisë kanë shënuar rritje, ndërsa më herët ka pasur edhe raste tragjike, gjegjësisht vdekje nga kafshimi i qenve./telegrafi
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK