Një motoçiklist ka ndërruar jetë, tre persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 14 tjerë lëndime të lehta në gjithsej 29 aksidente komunikacioni që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Shkupit.
Në 12 aksidente trafiku është regjistruar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas raportit të policisë, 253 shoferë kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 112 janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve 50 kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 52 pa patentë shoferi dhe 10 shoferë fillestar.
Nga komunikacioni gjithashtu janë përjashtuar 57 makina për shkak të parregullsive teknike dhe 56 kanë qenë të paregjistruara./Telegrafi/
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...