Para pak çasteve, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në fshatin Shipkovicë të Tetovës, njoftojnë nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë.
Menjëherë pas paraqitjes së rastit, dy automjete të zjarrfikësve kanë dalë në terren për të shuar zjarri, ndërkohë deri në këto momente, zjarri vetëm se është lokalizuar, ndërsa objekti i banimit vazhdon edhe më tej të digjet, shkaku i terrenit të vështirë për qasje, dhe pamundësisë që makinat për shuarje të ofrohen afër vatrës së zjarrit.
Sipas informatave nga terreni, shtëpia në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë e banuar, por me intervenimin e fshatarëve, personat janë evakuuar nga objekti pa pësuar lëndime.
Nga njësia territoriale kundër zjarrit, për Aslat, pohojnë se janë duke luftuar me flakët, ndërkohë që nga EVN Maqedoni, është intervenuar po ashtu në ç`kyçje të energjisë elektrike, shkaku se flakët që kanë kapluar objektin e banimit, janë afër njërit nga shpërndarësit e tensionit të lartë të energjisë elektrike.
Bashkë me zjarrfikësit, në shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e fshatit Shipkovicë.
Durmishi: Lubizhda është e vendosur të mos lëshojë pe
Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Le...
Tre të vrarë nga një shpërthim në Moskë, mes tyre dy oficerë...
Gjendja aktuale e energjisë/ KOSTT-i thërret konferencë për ...
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javel...
Presidenti i Gjermanisë: Solidaritet me Ukrainën për Krishtl...