Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se shumica parlamentare është stabile. Ndërkohë debati në kuvend për shkarkimin e ministrave të Alternativës sipas tij po zvarritet nga deputetët e opozitës të cilët që të gjithë janë paraqitur për diskutim.
“Në Kuvend kemi shumicë më të madhe se që kishim deri tani. Nuk zvarritet diskutimi nga an ime, unë e kam dorëzuar propozimin që të premten, ja tani po vjen e premtja e ardhshme.
Se sa do të zgjas diskutimi, varet nga të paraqiturit për fjalë, sa e pash nga deputetët e opozitës ka interesim të madh, ata janë paraqitur të gjithë për diskutim.
Kjo është e drejtë demokratike, gjithsecili ka të drejtë që të shfrytëzoj të drejtën e tij demokratike”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic